13 shqiptarë u riatdhesuan nga Siria, Karamuço: Pritej të mbushej një avion i tërë, çfarë i pengon të kthehen në atdhe

schedule12:24 - 2 Qershor, 2022

schedule 12:24 - 2 Qershor, 2022

Me finalizimin e operacionit të koduar “Extraction 4”, në Shqipëri u riatdhesuan 13 shqiptarë nga kampet e “ferrit” në Siri, por në fakt pritshmëritë ishin që të mbushej një avion i tërë. Detajet i bën të ditura, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço, i ftuar në Abc Live. Sipas tij, shumë prej tyre duket se kanë refuzuar që të riatdhesohen, për arsye të ndryshme.

Kurse, ata që janë sjellë në Shqipëri, shton Karamuço, nuk kanë qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Disa prej tyre madje kanë edhe sëmundje ngjitëse të lëkurës.

“Disa gjëra dalin me vonesë, sepse ka qenë shumë sekret. Është udhëhequr nga inteligjenca amerikane. U vendos fillimisht Prishtina, sepse është pistë e veçantë që të ruhet sekreti i fluturimeve… Avionë me fonde të taksapaguesve amerikane. Në dy raste efektivë të anti-terrorit  në Kosovë kanë pasur momente kur mund të rrezikonin jetën seriozisht. Nga ky operacion e në vijim, duhet ta ndjekim vetë. Kapacitet i kemi, këtë na e ka lehtësuar si procedurë SHBA. Nuk duhet të mbetet kaq.”

Kujtojmë se riatdhesimi i 10 fëmijëve dhe tre grave shqiptare nga kampet në Siri u bë më 28 maj pas një operacioni të realizuar nga Drejtoria e Antiterrorit në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me homologët nga Kosova. Operacioni u koordinua nga partnerët amerikanë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!