13 pasagjerë të infektuar me Covid në fluturimin Itali-Indi i shpëtojnë karantinës

schedule07:30 - 7 Janar, 2022

schedule 07:30 - 7 Janar, 2022

Të paktën 13 pasagjer që rezultuan të infektuar me Covid-19 pas mbërritjes në qytetin indian të Amritsar i kanë shpëtuar karantinës institucionale. Ata ishin mes 125 pasagjerëve të infektuar që udhëtuan nga Milano në orët e vona të mbrëmjes së ditës së enjte. Zyrtari lokal Sherjang Singh tha se 9 persona u arratisën nga aeroporti dhe 4 të tjerë u larguan nga spitali lokal.

Policia tha se do të bëjë denoncim për të gjithë. India raportoi më shumë së 100,000 raste ditën e premte dhe ekspertët mendojnë që numri i infektimeve është rritur për shkak të variantit të ri Omicron. Në total 160 persona udhëtuan nga Italia drejt Indisë raporton “BBC”. Në mes të udhëtarëve ishin dhe 19 foshnja dhe fëmijë që u përjashtuan nga testimi.

Filmimet televizive treguan ambulanca që ishin vendosur në aeroport dhe që po merrnin njerëz të infektuar për t’i transportuar në spital. Zyrtarët thanë që të gjithë pasagjerët e infektuar u pranuan në spitalin e qytetit “Guru Nanak Dev”. Është ende e paqartë sesi 4 pasagjerët u larguan nga aeroporti, por autoritetet e spitalit i thanë televizionit “NDTV” që 9 prej tyre që u larguan nga spitali dyshohet se mashtruan zyrtarët shëndetësorë.

Policia deklaroi se ka nisur procedurat për të anuluar pasaportat e tyre. Zëvëndës Komisioneri Gurpreet Singh Khehra i qytetit Amritsar i tha televizionit  “NDTV” që nëqoftëse nuk kthehen deri në mëngjes do të publikojë foto të tyre në gazetë dhe do të ngrejë çështje kundër tyre. Shteti i Punjab ku qyteti i Amritsar ndodhet është një nga shtetet që ka aplikuar masa kufizuese për të ulur numrin e infeksioneve të shkaktuara nga Covid-19. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!