13 nga sportistet e abuzuara kërkojnë 130 milion dollarë dëmshpërblim nga FBI

schedule19:27 - 22 Prill, 2022

schedule 19:27 - 22 Prill, 2022

13 nga viktimat e dhunës seksuale nga ana e mjekut sportiv të gjimnasteve të kombëtares amerikane, Larry Nassar, kanë kërkuar 100 milion dollarë dëmshpërblim secila nga FBI, shkruan New York Post.

Kjo e fundit sipas tyre është përgjegjëse për keqmenaxhimin e hetimeve, duke lejuar në këtë mënyrë abuzime të tjera që mund të ishin shmangur. Shuma totale është 130 milion dollarë.

Inspektori i përgjithshëm i Departamentit amerikan të drejtësisë, në përfundimet e tij pohon se FBI ka kryer gabime të mëdha në hetime që nga momenti që u vu në dijeni për akuzat kundër Nassar në vitin 2015.

Larry Nassar ka punuar për kombëtaren amerikane të femrave, të gjimnastikës artistike nga viti 1996 deri në 2017-ën, vit në të cilin u akuzua dhe u gjykua. Në vitin 2018 ai u dënua me një total prej 176 vitesh burg, pasi kishte avuzuar seksualisht me më shumë se 500 atlete gjatë seancave të tij.

Mes viktimave të tij është dhe fituesja e medaljes së artë në lojërat olimpike, Simon Biles. Nassar vijoi abuzimet dhe për 17 muaj të tjerë që nga momenti që FBI u vu në dijeni për akuzat.

Në rastin e Nassar, selia në Indianapolis për Gjimnastikën Amerikane i tha agjentëve të FBI se në 2015-ën tre sportiste pohuan se u sulmuan nga mjeku sportiv. Por për këto abuzime FBI nuk ka hapur hetime formale, dhe as nuk informoi autoritetet federale apo ato shtetërore.

Në vitin 2016 agjentët e FBI në Los Anxheles nisën hetimet për abuzimet seksuale nga ana e Nasar, duke intervistuar disa viktima, por as ata nuk informuan autoritetet. Drejtoi i FBI kërkoi falje publike për mënyrën se si agjentët menaxhuan çështjen.

/abcnews.al