13 kandidatë për Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë

schedule21:37 - 21 Mars, 2019

schedule 21:37 - 21 Mars, 2019

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi bën publike emrat që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. Janë 13 kandidatë, të cilët do të garojnë për të mbajtur detyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Në listë, mes shumë juristëve të njohur dhe me karrierë të gjatë në jurispriudencë vihet re dhe emri i ish-kryetares se Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Lleshi.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë duhej të kishte filluar punën që në Qershor të vitit 2017, por ka hasur në ngërçe të herëpashershme dhe shumë çështje kanë mbetur pa shqyrtuar për shkak të mungesës së këtij institucioni.

Mes çështjeve qe do te duhej te ishin shqyrtuar ishte dhe ankimimi i bërë ndaj 3 gjyqtarëve që hoqën vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin, apo ankesat e opozitës për prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, zonjën Arta Marku.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!