Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

128 gola në 133 ndeshje, rekordi i pabesueshëm i legjendës Van Basten

schedule08:57 - 20 Tetor, 2020

schedule 08:57 - 20 Tetor, 2020

Marco Van Basten është një nga sulmuesit më të mirë që historia e futbollist ka parë. Holandezi e nisi fluturimin e tij me Ajax ende sot e kësaj dite ka lënë një rekord që nuk po arrin asnjë lojtar i talentuar ta thyejë. Sigurisht nuk është e lehtë.

Van Basten ia nisi të shënojë që në sezonin 1981/82. Vetëm një gol, ishte i ri dhe luajti vetëm një ndeshje. Sezonin pasardhës shkoi në 10 gola, ndërkohë që kishte një mesatare një gol për çdo 120 minuta. Koha për të shpërthyer.

Në sezonin e tretë ai shënoi 28 gola, në 26 ndeshje dhe u bë i papërmbajtshëm. Një frenim, nëse mund të quhet i tillë, e pati në sezonin 1984-1985, me 22 gola në 33 ndeshje. Rekordin me Ajax e regjistroi sezonin pasardhës.

Van Basten shënonte çdo 60 minuta dhe deri në fund të kampionatit realizoi 37 gola, në 26 ndeshje. Sezonin e fundi te Ajax realizoi 31 herë dhe këtë e bëri në 27 sfida, ndërkohë që kishte ardhur momenti të largohej. Ishte 22 vjeç, numëronte 128 gola në 133 ndeshje.

Milani e priste krahëhapur dhe nga kampionati holandez askush nuk ishte larguar në atë moshë dhe me atë shifër golash. Rekordi i pabesueshëm i Van Basten mbetet ende në fuqi dhe nuk dihet edhe sa do të pritet që të thyhet, edhe pse në Holandë shënohet shumë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!