124 raste të reja me Covid në Kosovë

schedule15:08 - 21 Tetor, 2020

schedule 15:08 - 21 Tetor, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitiv me Covid 124 raste të reja nga  974 teste, fatmirësisht asnjë person nuk ka humbur jetën.

Në orët e fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.836 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.770.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 72 raste, komuna Gjilan 9 raste, komuna Mitrovicë 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Suharekë 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Pejë 2 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Viti 2 raste, komuna Vushtrri 2 raste dhe komuna Lipjan 1 rast.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid është 17.263 raste nga 82.678 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 657 persona kanë humbur jetën.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!