120 shezlongë pa leje në Karaburun dhe punonjës të pasiguruar, procedohet penalisht pronari i lokalit

schedule15:27 - 14 Gusht, 2024

schedule 15:27 - 14 Gusht, 2024

Pronari i një lokali në Karaburun është proceduar penalisht, pasi kishte zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje.

Sakaq, ai kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshonte kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin në lokal.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Vijojnë kontrollet dhe verifikimet në subjektet në vijën bregdetare të qarkut, në përmbushje të masave në kuadër të planit operacional të koduar “Plazh i lirë”.

Kishte zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje, si dhe në subjektin që administronte, kishte punonjës të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë, procedohet penalisht 43-vjeçari.

Sekuestrohen shezlongët.

Pas verifikimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve, AKB-në dhe Policinë Bashkiake Vlorë, është konstatuar se për llogari të subjektit që administronte shtetasit 43-vjeç ishin zënë 250 m² hapësirë bregdetare në zonë të mbrojtur në Karaburun, me 120 shezlongë të vënë pa leje. Më tej, është konstatuar se në këtë subjekt ishin punësuar shtetas të pasiguruar dhe nuk lëshoheshin kuponë tatimorë për shërbimet që ofroheshin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, për këto paligjshmëri, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin 43 vjeç, banues në Vlorë.

Kontrollet dhe verifikimet vijojnë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!