120 mijë euro në tavolinë, derbi në Superiore për Ergys Kaçen

schedule08:29 - 2 Shtator, 2021

schedule 08:29 - 2 Shtator, 2021

Ergys Kaçe është emri “big” që del në skenë për Superioren. Mesfushori korçar është lojtar i lirë dhe në të shkuarën është përmendur shumë për kalimin te Skënderbeu.

Sigurisht bëhet fjalë për periudhën e artë të korçarëve, kur dominonin Superioren dhe ëndrra ishte kualifikimi në grupet e Champions League.

Emri i Kaçes sot është lidhur me Partizani dhe Tiranën, siç veçohet në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport”.

Mes të tjerash thuhet se Partizani i ofron mundësinë mesfushorit të bëhet më i paguari në Superiore, pasi te “Demat” do përfitonte 120 mijë euro në sezon. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!