12-vjeçari humb jetën gjatë pushimeve në Francë

schedule21:07 - 23 Gusht, 2019

schedule 21:07 - 23 Gusht, 2019

Një 12-vjeçar ka humbur jetën gjatë pushimeve në Francë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se bëhet fjalë për një britanik, i cili u mbyt në një liqen në një kamp në Berny-Riviere, në Veri të Francës.

Mësohet se i riu u nxorr nga uji dhe u dërgua me helikopter në Paris, ku u shpall i vdekur. Kampi ku ndodhi ngjarja është shumë i vizituar nga turistët britanikë pasi është rreth një orë e gjysmë larg nga Parisi.

“Po punojmë për të kuptuar me cilin operator turistik ka udhëtuar familja e viktimës. Gjithashtu autoritetet lokale po punojnë për të zbuluar shkaqet që çuan në këtë incident të rëndë. Detaje të tjera priten të dalin në ditët në vijim”, thuhej në një deklaratë zyrtare të kampit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!