Pas 12 vitesh hulumtimesh dhe kërkimesh të thelluara, studiuesi dhe drejtori i Muzeut Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Luçjan Bedeni, hedh dritë mbi jetën dhe veprimtarinë e një prej figurave më enigmatike të fotografisë shqiptare, Pjetro Marubi.
Në një intervistë për emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, Bedeni rrëfen detaje të panjohura më parë për origjinën, rrugëtimin dhe krijimtarinë e Marubit, të ndara në pesë kapituj studimorë dhe një shtesë që trajton debatet mbi fotografinë e parë shqiptare.
Ai thekson se pavarësisht se emri i Marubit është shqiptarizuar në “Pjetër”, nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që e mbështet këtë ndryshim, ndaj në studimet e tij përdor emrin autentik “Pjetro Marubi”.
“Emri i tij shqiptarizohet në Pjetër Marubi, por ne nuk kemi asnjë lloj dokumenti që e vërteton këtë gjë. Në gjithës hulumtimin tim unë i referohem atij si Pjetro Marubi. Kam marrë në konsideratë çdo shkrim, për hulumtimet e mia studimore. Pasi i kam analizuar më është dashur për të filluar strukturim të strukturimit të ndarë në pesë kapituj dhe një shtesë. Kapitulli i parë i dedikohet asaj pjese aspak të njohur të Marubit në Itali, të familjes Marubi. Kapitulli i dytë i bën një lloj analize kohës në të cilën Marubi jetoi dhe deri në shkaqet që çojnë në largimin e tij nga Italia, kapitulli i tretë tregon rrugëtimin që ai bën për të ardhur në Shkodër. Kapitulli i katërt është Marubi si arkitekt dhe kapitulli i pestë themelimi i studion “Marbu”. Shtojca i dedikohet debatit që ne na shoqëruar për vite se kush është fotografia e parë, që mendoj relativisht se është një debat i shteruar”, tha Luçjan Bedeni./abcnews.al

