Oleg Sokolov, 63 vjeç, pedagog, i specializuar në studimet për periudhën e Napoleonit, kavalier i legjionit të nderit, ekspert i njohur për Napoleonin, i pagëzuar si Napoleoni rus, është dënuar me 12 vjet e gjysmë burg të sigurisë maksimale, pasi vrau dhe copëtoi një studenten e tij me të cilën kishte marrëdhënie intime.
Gjykata mori parasysh pendimin e tij, ndjesën ndaj familjes së viktimës, sëmundjet kronike, fëmijët minorene në ngarkim dhe kontributin në shkencë. Arsyeja e krimit makabër ishte xhelozia ndaj të dashurës së tij.
Në momentin e krimit vrasësi ishte i kthjellët. Sipas hetimeve, natën e 8 nëntorit 2019, gjatë konfliktit të shpërthyer për arsye xhelozie, pedagogu vrau me një armë 24 vjeçaren. Një ditë mas copëtoi trupin e pajetë, e vendosi në disa valixhe dhe e hodhi në lumin Neva./abcnews.al