12 vëllezër dhe motra vendosin rekord Guinnes si familja më e vjetër në botë

schedule04:30 - 18 Tetor, 2022

schedule 04:30 - 18 Tetor, 2022

Një familje në Spanjë ka vendosur një rekord Guinness si familja më e moshuar në botë. Shtatë vëllezërit dhe pesë motrat, të moshës nga 76 deri në 98 vjeç – së bashku 1057 vjeç. Vëllai më i madh, Jose Hernandez-Perez, në dhjetor mbush 98 vjeç. Më i riu, Luis Hernandez-Perez, mbushi 76 vjeç në prill.

Kështu Luis, Miguel, Gloria Hortensia, Francisco Manuel, Ángela, Modesto Pedro, Amada del Pino, Rosario Ofelia, Juan, María del Carmen, José Santiago dhe Alejandro Hernández kanë shënuar një arritje jo vetëm në vendin ku banojnë Moya por dhe në botë, duke u bërë familja më jetëgjatë në planet.

“Gjithçka filloi si një shaka gjatë një bashkimi familjar në qershor. Më pas, pasi pamë një artikull gazete të titulluar “12 vëllezërit e motrat numërojnë më shumë se 1000 vjet”, filluam të mblidhnim informacione dhe arritëm te Rekordet Botërore Guinness”, thanë ata.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!