12 të infektuar, klubi i Ligue 1 “pushtohet” nga COVID-19

schedule10:59 - 16 Tetor, 2020

schedule 10:59 - 16 Tetor, 2020

Montpellier në Francë është goditur rëndë nga koronavirusi. Futbollistët dhe stafi një ditë më parë kishin bërë tamponët dhe përgjigjet nuk kanë qenë ato që donin në klubin francez, pasi është zbuluar se janë 12 të infektuar.

Në njoftimin e që klubi i Ligue 1 ka bërë, thuhet se janë 8 futbollistë që janë infektuar me COVID-19, ndërkohë që të njëjtin fat kanë pasur edhe 4 pjesëtarë të stafit. Kështu të gjithë janë izoluar, sipas udhëzimit të autoriteteve shëndetësore.

Kështu Montpellier në ndeshjen e së dielës kundër Monaco do të duhet të bëjnë pa një pjesë të mirë të lojtarëve të ekipit të parë. Stafi teknik duhet të gjejë një zgjidhje për formacionin dhe normalisht do të ftohen edhe lojtarët nga ekipet e moshave. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!