12 sekrete që industria e ushqimit nuk do që ju t’i dini

schedule11:18 - 9 Mars, 2021

schedule 11:18 - 9 Mars, 2021

Në raftet e dyqaneve, zakonisht ne marrim atë që na tërheq më shumë vëmendjen. Por a na garanton shije të mirë dhe përfitime shëndetësore, një produkt me pamje të bukur? Rrallë ndodh.

Për këtë arsye, më poshtë abcnews.al do ju tregojë disa mënyra si të zgjidhni ushqim të shëndetshëm.

1. Djathi i fortë

Kur blini djathë të fortë, kushtojini vëmendje ngjyrës, vrimave dhe strukturës së tij. Djathi duhet të jetë me ngjyrë uniform, pa kore të mardhë; vrimat duhet të jenë shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë copën; nëse djathi nuk rikthehet në formën e mëparshme pasi e keni shtypur, më mirë mos e blini.

2. Mishi

Mishi i freskët është rozë, jo i kuq i ndezur apo kafe. Vini re vijat e dhjamit; ato duhet të jenë me shkëlqim dhe shumë të lehta. Mishi i mirë gjithashtu do të kthehet në formën e tij origjinale dhe nuk do të ngjitet pas duarve tuaja, informon abcnews.al.

3. Kafja e bluar

Zgjidhni kafen me një çmim mesatar. E lira nuk do të jetë e mirë, ndërsa e shtrenjta do të jetë e njëjtë me të lirën. Kafja e mirë e bluar kurrë nuk ruhet në kavanoza plastikë. Ajo ruhet në kavanoza qelqi ose metali.

4. Mjalti

Mjalti natyral është transparent dhe me një ngjyrë të njëtrajtshme. Mjalti cilësor është shumë i ëmbël dhe nuk ka aromë specifike. Fërkojeni një pikë me gishtat tuaj, nëse përthithet lehtë nga lëkura është mjaltë i mirë, informon abcnews.al.

5. Akullore

Gjithmonë lexojeni përmbajtjen e akullores. Ato me aromë manaferre, rrallë janë natyrale. Prandaj është më mirë të zgjidhni ato me përmbajtje arrës, haribo ose fruta të sheqerosura.

6. Çokollata

Ajo që duhet të dini fillimisht është se, sa më e shkurtër të jetë lista e përmbajtjes, aq më e mirë është çokollata. Çokollata cilësore duhet të përmbajë kakao. Çdo derivat i saj është shenjë e një produkti artificial.

7. Peshku

Një peshk i freskët ka sy të ndritshëm. Sytë e turbullt ose të fryrë janë tregues i një peshku të ndenjur. Gusha duhet të jetë e kuqe pse rozë e çelët. Kur e merrni peshkun në duar, bishti i tij duhet të varet lirisht.

8. Buka

Buka e freskët nuk duhet të jetë e fortë, prandaj prekeni gjithmonë atë në dyqan. Qeset plastike e lënë bukën të butë dhe të freskët për shumë gjatë, por ajo e humbet shijen disa orë pas paketimit, informon abcnews.al.

9. Karota

Të zgjedhësh karotën e duhur është shumë e thjeshtë; mjafton të marrësh atë që është më pak e ndritshme, nuk ka njolla dhe është e vogël.

10. Specat zile

Dy ose tre seksione në një spec zile tregojnë se është pak e hidhur dhe ka më pak fara. Nëse ka 4 seksione ka më shumë fara dhe është e ëmbël.

11. Preshi

Shikoni kufirin midis pjesëve të bardha dhe jeshile të preshit: nëse është i dallueshëm, produkti është i mirë; nëse është gradual, preshi do të jetë shumë i fortë, informon abcnews.al.

12. Xhelatina

Nuk është sekret se xhelatina bëhet duke zier lëkurën, tendinat, ligamentet ose kockat e derrave dhe lopëve me ujë.

Si një alternativë e mirë në gatimin tuaj, duhet të përdorni agar-agar – është produkt vegan dhe e mban ushqimin tuaj të ngurtë në temperaturën e dhomës./e.b-abcnews.al