12 prej tyre me Covid-19, çfarë do të ndodhë me udhëtarët në kroçeren e bllokuar në Greqi

schedule15:52 - 28 Shtator, 2020

schedule 15:52 - 28 Shtator, 2020

Në orën 04.00 të mëngjesit të martën, kroçeria me emrin “Mein Shiff 6” pritet që të arrije në portin e Pireut. Në këtë anije u konfirmuan 12 raste pozitive për Covid-19 mes anëtarëve të stafit pasi u morën 150 mostra nga ekuipazhi.

Kroçera po zbaton aktualisht një plan emergjence dhe mbetet në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet kombëtare të shëndetit.

Sipas udhëzimeve që janë në fuqi në Evropë, kur konfirmohet një rast, ka kabina të veçuara në të cilat ata rrinë. Në këto kabina, ventilimi është i ndarë në mënyrë që të mos komunikojë me pjesën tjetër të anijes.

Sipas asaj që raportojnë mediat, kur anija të mbërrijë në Pire, do të përsëriten testet për 12 anëtarët e ekuipazhit që janë të infektuar. Ndërkohë, pritet që teste t’u bëhen edhe pjesës tjetër të ekuipazhit, një një ekip special i EODY .

Në bordin e “Mein Shiff 6” ndodhen  mbi 1,000 pasagjerë ndërsa personat që rezultuan pozitivë tashmë janë karantinuar.

Anija u nis në orën 10 të dielën në mbrëmje nga Heraklion për në Korfuz dhe Pire dhe ka 666 anëtarë të ekuipazhit, ndërsa transportonte 922 pasagjerë, shkruan abcnews.al.

Zëvendës Ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, është informuar për situatën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!