Benevento nuk ia doli të siguronte qëndrimin në Serie B. “Shtrigat” kanë rënë matematikisht në Serie B dhe sfida e fundit ndaj Torinos në transfertë (të dielen) nuk ka asnjë vlerë.
Dështimi i madh ka tërbuar presidentin Oreste Vigorito. Ky i fundit ka dhënë urdhër që skuadra e Pippo Inzaghit të udhëtojë me autobus drejt qytetit të Torinos.
Një lloj ndëshkimi për rrëzimin nga kategoria, teksa frymëzimi i erdhi nga tifozët. Në një komunikatë zyrtare, ultrasit e Beneventos shkruan këto fjalë:
“Kemi dëgjuar se ndaj Torinos do të luajë ekipi i të rinjve. Nuk jemi dakord. Skuadra ka udhëtuar gjatë gjithë vitit me charter komodë, urojmë që këtë radhë të shkojnë në transfertë me një autobus modest“.
U tha, u bë! Kreu i klubit mori për bazë sugjerimin e Curva Sud, i ka hequr avionin skuadrës, që do udhëtojë 12 orë me autobus për të mbërritur në destinacion. /abcnews.al