Ndërkohë që vetëm pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet elektorale gaza dhe “beteja” mes forcave politike bëhet gjithnjë dhe e ngushtë. Në një intervistë ekskluzive në “Real Story” nga Sokol Balla në ABC Neës, Rama tha me ironi se “bufi”, (Sali Berisha) nuk i ka pranuar kurrë rezultatet e zgjedhjeve, sa herë që ja humbur.
Gjatë intervistës nuk la as ironitë dhe batutat, duke e krahasuar PS me një forcë të re dhe një skuadre të mirë futbolli siç është Interi përballë një Juventusit të para 15 viteve, që për Ramën është PD.
12 majin, një ditë pas zgjedhjeve, Rama e cilësoi si një “zhvejk day”, ku të gjithë do dalin dhe do flasin broçkulla.
Sokol Balla: Berisha ka një plan B, për kontestimin e zgjedhjeve, a e keni ju një plan B për ta përballuar gjithë këtë?
Edi Rama: Ai nuk është plan B. Ai është bufi vetë, nuk është plani B. Më thuaj një herë kur ka pranuar zgjedhjet bufi , kur ka fituar vetës, ose kur nuk ka qenë vetë në krye te fushatës? Thoshte e s’kishte çfarë thoshte, se e nxorën me shkelma nga zyra populli. Lista e kënetës është lista e 12 majit, nuk është lista e 11 majit. Një njeri që shkon në zgjedhje për të fituar, nuk mbledh grupin e veteranëve, që të luajë në fushë me Serinë A. Është njësoj sikur të mbledhësh Juventusin e 15 viteve më përpara e t’u thuash hajde luani me Interin, nuk e bën dot. Rikthimin i Jozefinës, Jozefina është rikthyer vetëm për këtë, për pikturuar e kulluar, të bijorëve të etërve u grabisnin popullit sovranitetin duke vjedhur vota. Kjo listë është bunker. Nuk mund të eksperimentosh në listë me kandidatë të rinj. 12 maji, është “zhvejk day”, do dalin të gjithë dhe do të thonë broçkulla. Berisha i ka të humbura zgjedhjet dhe kjo dihet./abcnews.al