12 gola në 7 ndeshje, Zahavi lë pas të gjithë yjet europianë

schedule21:35 - 15 Tetor, 2019

schedule 21:35 - 15 Tetor, 2019

Sulmuesi i Izraelit, Erhan Zahavi, nuk është një emër i panjohur për futbolldashësit shqiptarë, pasi ky i fundit ka bërë ndeshje të shkëlqyera dhe kundër kombëtares tonë kuqezi. Kapiteni izraelit është një lider absolut i kombëtares së tij dhe këtë gjë po e tregon dhe në këto kualifikuese të Euro 2020.

Në shtatë sfida të luajtura deri më tani, Zahavi ka qenë protagonist në plot 12 gola. Sulmuesi ka shënuar 11 herë, si dhe ka dhënë një asist për shokët e tij. Izraeli ka shënuar në total 15 gola në këto sfida, me Zahavin që ka realizuar 78% të tyre. Një rekord fantastik deri më tani.

Zahavi ndiqet nga gjiganti i Rusisë, Artem Dzyuba, që ka shënuar 9 gola, ndërsa podiumin e plotëson Raheem Sterling i Anglisë, me tetë gola të shënuar në këto kualifikuese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!