12 emra kandidatësh në “lupën” e Prokurorisë, gazetarja Konomi: Çfarë ndodh tani

schedule20:06 - 22 Mars, 2021

schedule 20:06 - 22 Mars, 2021

Nga verifikimet e deritanishme, KQZ i ka dërguar Prokurorisë një listë me 12 emra kandidatësh të cilët do duhet t’u nënshtrohen një verifikimi të thelluar.

Gazetarja e ABC Esiona Konomi ka shpjeguar në studion e Radarit Informativ me gazetaren Jonida Shehu se çfarë ndodh pas kësaj procedure. Kandidatët e futur në “lupë” mund të vazhdojnë të jenë kandidatë për deputetë deri në përfundimi të verifikimeve të prokurorisë.

 

Më pas nëse prokuroria nuk përgjigjet më 25 Prill, kandidati shkon në zgjedhje dhe garon për mandat deputeti. Në rast se hetimet përfundojnë në kohën kur kandidatët të kenë marrë mandatin, ai ndërpritet në mes.

Por votat nuk zërohen, pasi mandati i mbetet partisë dhe ajo mund ta zëvendësojë me emrin që vjen pas tij në listën e kandidatëve.

Në listën e 12 emrave të verifikuar deri tani nga KQZ, (lexo këtu deklarimet e tyre) është kandidati i PSD Tom Doshi, ndërsa numërohen 4 kandidatë nga PD, 3 nga PS dhe 1 në LSI. Një tjetër emër është nga partia e Tom Doshit, ndërsa dy të tjerë janë nga koalicion ABEOK./mv.abcnews.al