12, 766 bebe të lindura në 4 muajt e parë të vitit, kanë marrë bonusin financiar

schedule09:06 - 8 Maj, 2021

schedule 09:06 - 8 Maj, 2021

12, 766 fëmijë kanë lindur në katër muajt e parë të vitit kanë përfituar bonusin financiar të qeverisë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën me dije se me këtë program të financuar nga qeveria, familjet po mbështeten me 40, 000 lekë për fëmijën e parë , 80, 000 për fëmijën e dytë dhe 120, 000 lekë për fëmijën e tretë.

Manastirliu bën me dije se shpërblimi është dhënë pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit.

Statusi:

Mirë mëngjes

12 766 fëmijë të lindur në katër muajt e parë të vitit, kanë përfituar #bonusin, shpërblimin financiar të qeverisë për çdo të porsalindur.

Me programin tonë gjithëpërfshirës, po mbështesim familjet me 40,000 lekë për fëmijën e parë , 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë , pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i sjellin në jetë fëmijët, në Shqipëri apo jashtë vendit, duke i regjistruar në Shqipëri.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!