Ky është fruti që eliminon pagjumësinë

schedule10:36 - 25 Mars, 2022

schedule 10:36 - 25 Mars, 2022

Gjumi është i rëndësishëm për shëndetin tonë fizik dhe mendor.

Për këtë arsye, kur njeriu vuan nga pagjumësia mund të përballet me probleme të ndryshme fizike dhe mendore. Në shumicën e rasteve, pagjumësia është rezultat i stresit, i cili ndikon në mënyra të ndryshme gjumin.

Çfarë ka treguar hulumtimi

Sipas një studimi të ri nga shkencëtarët nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Tajvanit, çelësi i trajtimit të pagjumësisë mund të fshihet te një frut i njohur. Bëhet fjalë për kivin.

Studimi zgjati një muaj dhe përfshiu 24 vullnetarë me probleme me gjumin. Pjesëmarrësit hëngrën dy kivi një orë para se të shkonin në shtrat.

Kohëzgjatja e gjumit të pjesëmarrësve u zgjat me 13% falë konsumimit të frutave, ndërsa koha që iu desh për të rënë në gjumë u reduktua me 35%.

Besohet se ky efekt i dobishëm i frutave është për shkak të përmbajtjes së tyre të antioksidantëve dhe serotoninës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!