Ndërsa sulmet ruse në Ukrainë vazhdojnë për të tetën ditë radhazi, banorët e Kharkivit shprehen të dëshpëruar nga lufta.
Ata thonë se ndihen të lodhur nga shpërthimet e vazhdueshme dhe se situata i ka bërë të mos ndjejnë më asnjë emocion.
“Kam vetëm heshtje në kokën time”, tha një banore e Kharkivit, shkruan CNN. Natali, 49 vjeç, jeton në lagjen Bolshaya Danilovka të Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, i cili ka qenë shënjestër e sulmeve të rënda nga forcat ruse.
Lexo edhe: Gjermaninë s’ka kush ta mbajë më, dërgon “tmerrin” e rusëve në Ukrainë
Natali dhe familja e saj kaluan tre ditë në bodrumin e shtëpisë së miqve të tyre. Ashtu sikur se shumë shtëpi të braktisura që u grabitën, edhe shtëpia e Natali ra pre e hajdutëve.
Pavarësisht dëshpërimit dhe luftës që duket se nuk ka fund Natali beson se gjërat do të ndryshojnë dhe se Ukraina do ta fitojë këtë konflikt.
“Ne do të rivendosim gjithçka kur pushtuesit të vdesin dhe lufta të përfundojë. Çdo gjë do të shkojë mirë” tha ajo./abcnews.al/