Banka Qendrore e Rusisë rrit normat e interesit

schedule08:43 - 28 Shkurt, 2022

schedule 08:43 - 28 Shkurt, 2022

Banka Qendrore e Rusisë ka njoftuar se po rrit normën e saj bazë të interesit në 20%, nga 9.5%, për të përballuar rreziqet e zhvlerësimit të monedhës ruse (rubla) dhe inflacionin e lartë, ndërsa zyrtarët përpiqen të frenojnë pasojat nga sanksionet perëndimore.

Moska ka urdhëruar gjithashtu kompanitë të shesin 80% të të ardhurave të tyre në valutë të huaj, thanë banka qendrore dhe ministria e financave, shkruan BBC.

Lexo edhe: Pushtimi i Ukrainës: A do t’i aktivizojë Putin armët bërthamore?

“Kushtet e jashtme për ekonominë ruse kanë ndryshuar në mënyrë drastike”, thuhet në një deklaratë të bankës qendrore në Rusi. Ndërkohë mëngjesin e sotëm pritet të zhvillohet takimi mes delegacioneve rus dhe ukrainas në kufirin me Bjellorusinë pasi palët ranë dakord dje për negociata pa parakushte.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky deklaroi gjatë një bisede me kryeministrin britanik Boris Johnson se 24 orët e ardhshme do të jenë vendimtare për vendin e tij./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!