Duke mbajtur një kallashnikov në dorë, ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko komentoi për CNN pushtimin rus në Ukrainë.
“Ai është thjesht i çmendur. Ai është aq i keq, sa që erdhi për të vrarë ukrainasit”, tha Poroshenko për presidentin rus, Vladimir Putin.
Lexo edhe: Putin kërcënon Finlandën dhe Suedinë: Mos kërkoni të futeni në NATO se do keni pasoja
Me një kallashnikov në dorë, Petro Poroshenko , së bashku me ushtarët ukrainas, këmbënguli se “populli është gati të mbrojë Ukrainën”, duke shtuar se “të gjithë duhet të kuptojnë se Vladimir Putin nuk i shpalli luftë vetëm Ukrainës, por të gjithë botës”.
Poroshenko i bëri thirrje Perëndimit për ndihmë, duke u kërkuar evropianëve që të përfshijnë bllokadën e Rusisë ndaj pagesave me modelin SËIFT dhe bëri thirrje për bllokimin e avionëve dhe anijeve ruse nga portet evropiane dhe të NATO-s.
‼️??✌️ Петро Порошенко в Києві і дає інтерв’ю CNN на фоні бійців територіальної оборониhttps://t.co/n01003wrW6 pic.twitter.com/xv8TYDwgX9
— Alexander Fesenko ?? (@sashkof2) February 25, 2022
“Është e rëndësishme për ne të ndihemi se nuk jemi vetëm, se ju jeni me ne”, tha ai, duke falënderuar Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë për ofrimin e armëve.
“Putini nuk do ta pushtojë kurrë Ukrainën. Pavarësisht se sa ushtarë vret, sa raketa ka, sa armë bërthamore ka, ne ukrainasit jemi njerëz të lirë me një të ardhme të madhe evropiane”, tha Poroshenko për CNN./abcmews.al/