Një stërgjysh në Spanjë u shpall nga Rekordi Botëror Guinness si njeriu më i vjetër në botë, me moshë 112 vjeç e 211 ditë.
Saturnino de la Fuente Garcia, i lindur më 11 shkurt 1909, u konfirmua nga Guinness si personi më i vjetër që jeton (mashkull).
Garcia, i cili ka 14 nipër e mbesa dhe 22 stërnipër e stërmbesa, jeton me vajzën e tij dhe dhëndrin.
I moshuar zbuloi se sekreti i jetëgjatësisë është “jetesa e qetë” dhe “të mos dëmtosh askënd”./abcnews.al