Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

112 kg drogë në fuçi plastike, përfundon në pranga adoleshenti shqiptar

schedule18:06 - 20 Tetor, 2019

schedule 18:06 - 20 Tetor, 2019

Një adoleshent shqiptar, sëbashku me një italian janë arrestuar në Itali. Ata u kapën me drogë.

Ngjarja ndodhi në Marano pas një aksioni blic të karabinierëve. Gjithsej u sekuestruan 112 kilogramë marijuanë. Lënda narkotike ishte e fshehur në disa fuçi plastike.

18-vjeçari shqiptar dhe italiani fshihnin edhe 50 gramë hashash, ndërsa iu gjetën materiale për mbështjelljen e drogës, si dhe rreth 50 mijë euro në total.



Deri më tani policia nuk ka bërë publik emrin e dy të arrestuarve. Ndaj tyre rëndon akuza e mbajtjes me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!