110-vjetori i lindjes së Nënë Terezës, Basha: Mesazhet e saj të jenë frymëzim për të gjithë ne

schedule13:08 - 26 Gusht, 2020

schedule 13:08 - 26 Gusht, 2020

Kreu i PD, Lulzim Basha ka kujtuar Shën Terezën në 110-vjetorin e lindjes së saj.

Duke cituar një nga mesazhet e saj, në një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Basha shkuan se është koha të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke “ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme…”

Duke cituar sërish se “disa njerëz vijnë në jetë si bekim, disa të tjerë vijnë si mësim”, kryedemokrati shkruan se është “koha ta nxëmë mësimin e hidhur në mënyrë që të mos lejojmë sërish rikthimin në paketimet false.

Postimi:

“E djeshmja ka shkuar, e nesërmja nuk ka ardhur ende. Kështu që ka mbetur vetëm e sotmja. Le të fillojmë.”

Ky mesazh i mençur nga Nënë Tereza, le të jetë frymëzim për të gjithë ne, të fillojmë të ndyshojmë të sotmen duke ofruar shpresë dhe besim se ditë më të mira do vijnë përmes punës së ndershme, kujdesit për njeri-tjetrin dhe ofrimit të mundësive për një jetë më të mirë për të rinjtë e të rejat, që sot i kanë sytë nga emigrimi.

Me fjalët e Shën Terezës: “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim, disa të tjerë vijnë si mësim”, është koha ta nxëmë mësimin e hidhur në mënyrë që të mos lejojmë sërish rikthimin në paketimet false që verbojnë nga varaku fals, por që në thelb janë thjesht mashtrime prej të cilave vuajnë sot shqiptarët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!