Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

11 viktima në 24 orë në Itali, rritet numri i të infektuarve me Covid 19

schedule19:51 - 28 Korrik, 2020

schedule 19:51 - 28 Korrik, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali kanë humbur jetën nga koronavirusi, 11 persona duke e çuar në 35 123 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Ndërkaq gjatë orëve të fundit janë konfirmuar pozitiv me Covid 181 raste të reja duke e çuar në 246 488 numrin e përgjithshëm të të infektuave.

Ndërkohë janë shëruar 163 pacientë duke bërë që betejën me këtë sëmundje ta fitojnë 198 756 pacientë.

Ndërkohë në Rajonin e Lombardisë sot, pas 4 ditëve të kaluara me 0 vdekje, u regjistrua 1  viktimë nga koronavirusi për një total prej 16 802 vdekje, si edhe 53 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 96 008 numrin e të infektuarve që nga fillimi i pandemisë në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!