Të paktën 11 persona, përfshirë një fëmijë vetëm shtatë vjeç, kanë vdekur në rajonin e Kharkiv pas sulmeve ajrore ruse, sipas një njoftimi të guvernatorit të rajonit, sipas skynews.
Në një postim në Telegram, guvernatori Oleh Sinegubov tha se forcat ruse kishin kryer 66 sulme në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe zonat përreth.
Sinegubov tha se të paktën 14 persona ishin plagosur nga sulmet ruse, të cilat ai tha se goditën një numër zonash, duke përfshirë Saltivka, Pisochyn dhe Zolochiv.
/abcnews.al