Ditën e djeshme në mediet italiane bëri bujë lajmi se Lazio ka dërguar pagesat për Pedro Neto në adresën e gabuar. Anësori kishte ardhur nga Sporting Braga, por në një raport të publikuar nga vetë zyra financiare e klubit kryeqytetas tregohej se paratë kishin shkuar në llogarinë e Sporting Lisbon dhe shkak ishte emri i përafërt i dy klubeve.
LEXO EDHE: Sporting kush? Lazio dërgon 11 milionë euro në llogarinë e gabuar bankare
Së fundmi Lazio në rrjetet e saj sociale ka publikuar një reagim, ku tregon se paratë e shitjes së Pedro Neto kanë shkuar në llogarinë e duhur, duke përgënjeshtruar kështu veten për atë çka u tha dje.
“Në lidhje me lajmet që u shfaqën në disa faqe në internet dhe në shtyp në lidhje me lojtarin Pedro Neto, Lazio bën me dije se transaksionet financiare janë kryer në mënyrë korrekte.
Comunicato 15.01.2021
➡️ https://t.co/6gw9ewj2Et pic.twitter.com/NJa2rZymUC
— S.S.Lazio (@OfficialSSLazio) January 15, 2021
Përkundër asaj që u botua, asnjë pagesë nuk u bë për palët e treta (klubi Sporting Lisbon) edhe pse gabimisht përmendet në shënimet e bilancit”, shkruhet në deklaratën e klubit.
Kështu, ngatërresa është bërë vetëm në pasqyrimin e bilanceve vjetore dhe jo në transaksione, duke e zbutur disi gafën e madhe të klubit kryeqytetas. Nga ana tjetër klubi i Sporting Braga ende nuk ka bërë asnjë reagim zyrtar dhe nuk është ankuar rreth mospagesës së mundshme nga ana e Lazios. /abcnews.al