Mario Balotelli duket moskokëçarës, por nuk është krejtësisht ashtu. Sulmuesi i Brescia e pranon se edhe ai e ndjen presionin e ndeshjeve, por jo gjatë javës. Edhe unë e ndjej presionin. Në momentin që futesh në stadium, në tunel, mendoni për ndeshjen dhe keni emocione.
Kjo është normale. Ndoshta gjatë ditës nuk mendon për të, pasi flet në telefon, luan PlayStation. Sa më pak të mendosh për ndeshjen, aq më mirë është”, shprehet Balotelli, në një lidhje direkte me ish-sulmuesin Arsenal dhe Barcelona, Thierry Henry.
Francezi e ngacmon për një pesëshe lojtarësh që ai do të zgjidhje, ndërkohë që Balotelli zgjedh 11-n më të mirë sipas tij dhe nuk ngacmon një thumbim edhe për CR7. “Nëse do të duhet të merrje pesë lojtarë, kë do zgjidhnit? Pirlo me siguri. Duhet të luash me të, ai ju garanton dhjetë gola në vit. Por pse vetëm pesë”, thotë Balotelli, i cili më pas jep një formacion të plotë.
“E vështirë, por zgjedh Julio Cesar në portë. Ishte më i miri tek Interi. Mbrojtës i djathtë? Nuk kam ndonjë ide. Maicon. Në të majtë Maxwell, teknikisht ishte i jashtëzakonshëm. Nesta dhe Cannavaro në qendër, kurse në mesfushë Pirlo para mbrojtjes. Yaya Toure dhe Gerrard krah tij. Cassanon e zgjedh pas sulmuese, kurse përpara Ronaldo. Braziliani, origjinali. Dhe Messi”, përfundon Balotelli. /abcnews.al