11 automjete të përfshira në aksidentin në Tiranë, flet drejtuesi i Benzit: Shoferi i autobusit ishte me shpejtësi

schedule13:17 - 27 Shkurt, 2023

schedule 13:17 - 27 Shkurt, 2023

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti që ndodhi paraditen e kësaj të hene pranë urës së Tajvanit. Mësohet se janë përfshirë 11 automjete dhe janë dëmtuar 9 persona.

LEXO EDHE: Aksidenti në Tiranë, policia: 9 të plagosur, shoferi i autobusit nuk rezulton nën efektin e alkoolit

Gazetarja e ABC News, Xhensila Kodra ka ndarë dëshminë e njërit prej shoferëve të përfshirë në aksident me makinën e tij Benz.

Ai ka deklaruar se ka qenë ndaluar nga semafori i kuq dhe në momentin kur ka ndodhur aksidenti ka parë nga pasqyra se autobusi ka qenë me shpejtësi. Sipas shoferit të Benzit, shoferi mund të ketë pasur një arsye shëndetësore ose mund të ketë konsumuar alkool.

Kujtojmë që policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!