Shira në të gjithë vendin, reshjet ndërpriten gjatë ditës dhe kthehen sërish në mbrëmje

schedule07:15 - 8 Janar, 2022

schedule 07:15 - 8 Janar, 2022

Një sistem i fuqishëm vranësirash do të gjenerojë shira ku më të dendura shirat do të jenë në zonat perëndimore, herë pas here shirat do të jenë në formë rrebeshi. Sipas MeteoAlb orët vijuese sjellin ndërprerje të shirave duke bërë që intervale të shkurtra kthjellimesh të ketë në pjesën më të madhe të vendit.. Megjithatë shirat do të ri-shfaqen sërish në orët e vona të mbrëmjes dhe gjatë natës.

Përsa i përket situatës termike; Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por  rënie do të ketë mesdita duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi Lindor – verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.

Kosova

Do të vijojë në ndikimin e masave ajrore te paqëndrueshme e gjithë Republika e Kosovës, duke bërë që vranësirat dhe reshjet e dëborës të jenë dominante.  Më të dendura në pjesën e dyte të ditës. Megjithatë nuk do të mungojnë herë pas here intervale të shkurta me kthjellime.

Maqedonia e Veriut

Përsa i përket MV. Orët e paradites mbeten me vranësira të dendura si edhe reshje shiu e dëbore, pritet që pasditja të sjellë ndërprerje te përkohshme te reshjeve për tu ri-kthyer serish ne orët e vona të natës. Temperaturat e ajrit do të jenë më të ulëta krahasuar me ditën e djeshme.

Rajoni dhe Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit te Europës paraqitet në ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që vranësirat dhe reshjet e shiut dhe dëborës të jen dominante. Konkretisht; vendet skandinave dhe zona e Alpeve do të kenë dëbore të dendur. Po ashtu, ishujt britanike dhe gadishulli i Ballkanit do të përjetojnë rrebeshe shiu dhe re të forta. Ndërsa moti i kthjellët do të dominojnë në gadishullin Iberik si edhe vendet e Europës Lindore./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!