Presidenti i Republikës, Ilir Meta, uron me anë të një mesazhi 106-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ai shpreh konsideratat më të larta për burrat dhe gratë nën uniformë, të cilët kanë kontribuar apo vazhdojnë të shërbejnë për mbrojtjen e vendit dhe sigurinë kombëtare.
Urime të veçanta u përcjell 210 ushtarakëve, të cilët aktualisht, nën flamurin e NATO-s, kontribuojnë për lirinë, paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Afganistan, Detin Egje, Letoni, në Mali, Bosnjë-Hercegovinë dhe Kosovë- shprehet kreu i shtetit në urimin e tij, për 106 vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura./abcnews.al