Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë bën me dije se numri i rasteve me COVID-19 ka arritur në 14,119, ndërsa 563 pacientë që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën.
IKSHPK po ashtu njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 10,546 raste, ndërsa rastet aktivë janë 3,010.
Ndërkohë autoritetet shëndetësore në Kosovë raportuan se aktualisht po marrin trajtim 375 pacientë.
/abcnews.al/