103-vjetori i lindjes së Musine Kokalarit, e papërfshirë sa duhet në tekstet shkollore

schedule15:49 - 10 Shkurt, 2020

schedule 15:49 - 10 Shkurt, 2020

103 vite nga disidentja Musine Kokalari.  Mësuesit e letërsisë thonë se shkrimtarja nuk është e përfshirë në tekstet shkollore. Ndërkohë që nxënësit e shkollës 9-vjeçare që mban emrin e saj, festuan ditëlindjen e saj në  pavijonin e terrorit komunist,  të muzeut historik kombëtar i cili sapo ka hapur dyert  pas dëmeve nga tërmeti.

Megjithëse është shkrimtarja dhe disidentja e parë femër ndaj regjimit komunist, Musine Kokalari ende nuk është e përfshirë sa duhet në tekstet shkollore  edhe pse u premtua në kremtimet e 100 vjetorit të saj .

Këta  nxënës janë të pakt në numër  të cilët  kanë  fatin të njihen me figurën poliedrike të  “Musine Kokalari”, pasi studiojnë në shkollën që mban emrin e saj, e ku mësuesit e letërsisë janë  përqendruar në biseda  të lira dhe përvjetor ditëlindjesh tek intelektualja më kurajoze dhe ikonë e opozitës shqiptare antikomuniste Musine Kokalari.

Mësuesja e letërsisë thotë se ka ardhur koha që ajo të zë vendin e merituar në tekstet shkollore.

Në kuadër të 103-vjetorit të lindjes, nxënës të shkollës 9-vjeçare që mban emrin e saj, zhvilluan një vizitë në Muzeun Historik Kombëtar, në Pavijonin e Terrorit Komunist ku  panë nga afër  një dorëshkrim  dhe një foto të saj si artefaktet e vetme që muzeu posedon nga Musine Kokalari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!