101-vjeçarja që kap karavidhe bëhet virale në rrjet

schedule08:32 - 31 Gusht, 2021

schedule 08:32 - 31 Gusht, 2021

Fotografia e një gruaje të moshuar teksa kap një karavidhe është bërë virale në rrjet. Gruaja është plot 101-vjeçare, por mosha nuk e ka penguar aspak që të zhvillojë këtë hobi të saj në det të hapur.

Në foton e shkrepur që u shpërnda me shpejtësi në rrjet, duket se e moshuara e tërheq si me magnet karavidhen dhe kaq është dashur që fotoja e saj të shndërrohet në meme.

Oliver, nënë e katër fëmijëve, tha për News Center Maine se ajo zakonisht zgjohet në 4:45 të mëngjesit dhe zbret me makinë drejt varkës së vjetër të burrit të saj të ndjerë Rockland, tre ditë në javë për të kapur karavidhe. /abcnews.al/