Dita e parë e 2022 i gjeti këta qytetarë nga Lushnja para dyerve të infektivit në QSUT. Kanë sjellë me urgjencë nusen e djalit, vetëm 27 vjeç për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore si pasojë e Covid.
Ajo është në muajin e tetë të shtatzënisë, por fatkeqësisht ne ditën e pare te vitit do të përjetojë një lajm të keq.
Mjeket kane vendosur ndërprerjen e shtatzënisë për t’i shpëtuar jetën. Gjatë orëve të para të 1 janarit ndërsa shumë familje festonin ndërrimin e viteve, 13 pacientë të infektuar me Covid, janë dërguar me urgjencë në Infektiv për ndihmë të specializuar mjekësore.
Pjesa më e madhe e tyre ishin në gjendje të rëndë shëndetësore. Rreth 100 paciente e kaluan natën e ndërrimit të viteve në spitalin Covid, ku janë shtruar dhe ku po kurohen. Dhjetë prej tyre sipas mjekëve në terapi intensive.
Mëngjesi sërish pati urgjenca në Infektiv. Sirenat e autoambulancave thyenin herë pas here heshtjen e kësaj dite në QSUT. Gjatë dy orëve që ABC qëndroi pranë Infektivit kanë mbërritur 5 autoambulanca me raste urgjente që kane nevojë për ndihmë mjekësore. /abcnews.al/