100 mijë euro bonus, zbulohet klauzola e veçantë për Ernest Muçin

schedule09:07 - 23 Shkurt, 2021

schedule 09:07 - 23 Shkurt, 2021

Ernest Muçi është transferuar te Legia e Varshavës në Poloni dhe Tirana, sikurse abcnews.al ka raportuar, do të përfitojë 500 mijë euro, që do të paguhet në dy këste nga 250 mijë euro.

Kësti i parë paguhet tani, i dyti në verë, ndërkohë që Tiranë ruan edhe 10 për qind të kartonit, çka u jep mundësinë të përfitojnë në rast se polakët e shesin sërish sulmuesin e Shqipërisë U21.

Sipas gazetarit Endi Tufa, pjesë e panelit të emisionit PressingABC, 25 herë kampionët e vendit mund të përfitojnë edhe 100 mijë euro të tjera nëse Legia e Varshavës do të shpallet kampione e Polonisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!