“100% gjerman me letra, 100% shqiptar me shpirt”, gazetari gjerman që do dasëm me tupana

schedule11:31 - 18 Shtator, 2023

schedule 11:31 - 18 Shtator, 2023

Një histori mjaft interesante është ajo e Erik Aland, gazetari gjerman, i cili është martuar me një shqiptare dhe për hirë të dashurisë ka mësuar edhe gjuhën shqipe.

“Jam në Shqipëri, sepse gruaja ime është shqiptare, nga Pogradeci, ndaj unë po mësoj shqip avash avash” tha fillimisht Aland.

Në lidhje me faktin se është martuar në moshë shumë të re, Aland tha se e është e vërtetë, pasi në Gjermani nuk ndodh shpesh një gjë e tillë, por në Shqipëri  sipas tij është pak me ndryshe.

I riu gjerman tregoi edhe historinë e njohjes me bashkëshorten  shqiptare, duke u shprehur se janë njohur siç njihen zakonisht  në Berlin, në parti.

“Gjërat klasike në Berlin. Dolëm në parti me disa miq, ajo ishte aty me disa miq të tjerë. Kaluam natën aty, aty u larguam të vetëm në fund të partit dhe qëndruam bashkë” tregoi ai.

Aland ka vetëm fjalë të mira për gratë shqiptare, duke theksuar se ata janë të kujdesshme, të ëmbla dhe të ngrohta.

Gratë shqiptare? Do them vetëm gjërat e mira. Janë shumë të kujdesura, të ëmbla, të ngrohta.

Në fakt gjyshërit e mi ishin për pushime këtu, dhe familjet tona u takuan këtu në Shqipëri. Kjo është arsyeja pse jam këtu” shtoi Aland.

Arsye se pse ai po mundohen të mësojë shqip, janë njerëzit e bashkëshortes. Ai nuk pranon dot faktin që të qëndrojnë në një tavolinë dhe të mos merren vesh.

Edhe kjo ishte një arsye pse doja të mësoja shqip. Takova disa vajza dhe djem në aeroport dhe një pjesë ishte nga Gjermani dhe një pjesë nga Shqipëria dhe ata nuk dinin të flisnin fare shqip, por për mua nuk mjafton vetëm “po, jo”. Sepse ke parasysh që kur ulesh në tavolinë duhet të shkëmbesh disa biseda” tha ai.

Aland punon në një emision mëngjesi në Gjermani dhe në emisionin e tij ka ftuar shumë këngëtar  tëq njohur shqiptarë.

Ai tha se këngëtarët shqiptarë vijnë shpesh për koncerte në Gjermani, ndërsa në emisionin e tij promovojnë këngët e tyre.

Po, edhe unë punoj një emisionin mëngjesi në Gjermani. Emisionin nis në orën 5 dhe përfundon në 10.

Në fakt kanë këngëtarët kanë shfaqje të ndryshme në Gjermani, pasi atje ka shumë shqiptarë. Unë kam emisionin tim, flas me menaxherët e tyre dhe gjejmë një mundësi për të bërë emision vetëm me muzikë shqipe.

Duhet të them që janë artistë shqiptarë që kanë lindur në Gjermani, me ata është më lehtë, pasi ata flasin edhe gjermanisht” u shpreh Aland.

Në fund dhëndri shqiptar nga Gjermania tregoi një histori mjaft interesante kur erdhi për herë të parë në Shqipëri dhe duhet  të shkonte tek të gjithë njerëzit e gruas.

Edhe pse jashtë ishte temperatura 35 gradë, të gjithë ata i servirnin raki duke i thënë se rakia e tyre është më e mira.

Në herë ne parë që erdha këtu, mu desh t’i vizitoja të gjithë njerëzit e gruas në Lin dhe ata më thonin rakia ime është më e mirë, rakia ime është më mirë, ndërkohë jashtë ishte 35 gradë, ne pinim raki” përfundoi Aland./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!