100 dashnore dhe 3 ton para, njihni zyrtarin më të korruptuar të Kinës

schedule12:07 - 12 Gusht, 2020

schedule 12:07 - 12 Gusht, 2020

100 dashnore dhe tre ton para për njeriun më të korruptuar të Kinës, i cili shumë shpejt do të përballet me një dënim shembullor.

President i një prej shoqërive shtetërore që merren me kreditë e vonuara, ai pranoi në gjykatë se kishte pranuar 260 milion Juan rryshfet për dhjetë vjet.

Para që i duheshin për të mbajtur haremin e tij, shkruan abcnews.al.

Është shfaqur në bankën e të akuzuarve me shikimin e ulur, kurrizin e kërrusur dhe flokët e thinjur.

U deklaruar fajtor, ashtu si parashikohet në skenaret e proceseve gjyqësore anti korrupsion në Kinën e XI Jinping.

Lai Xiaomin është një simbol, i rradhës që ekspozohet në vitet e fundit nga regjimi: ja si përfundojnë zyrtarët që nuk mendojnë t’i shërbejnë popullit, si urdhëronte Mao, por mendojnë të pasurohen.

Një simbol i fuqishëm meqënëse akuzat kundër tij nga komisioni anti korrupsion, e cilësojnë si më të korruptuarin ndër të korruptuarit.

Në deklaratën e tij të fajësisë, ish zyrtari i bankës, i cili për një kohë të gjatë ka drejtuar një nga shoqëritë shtetërore për menaxhimin e kredive të vonuara, pranoi se ka pranuar rryshfete prej 260 milion dollarësh gjatë 10 viteve.

Para që i ka përdorur kryesisht për haremin e tij prej 100 dashnoresh.

Në një formulë të vetme, zyrtari më i korruptuar i Kinës. Ose të paktën ai që rojet e etikës publike të Xi, e kanë përshkruar si të tillë.

Përtej krimeve të tij është e qartë se Lai ëshët zgjedhur mes shumë fajtorëve për të dërguar një mesazh: Fushata kundër korrupsionit në radhët e Partisë Komuniste dhe administratës, thelbi i pushtetit të Xi, nuk ka përfunduar.

Përpara se të rrëfehej në gjykatë ai pranoi krimet e tij në një dokumetar që është transmetuar në muajin janar në televizionin shtetëror të Kinës.

Mes të tjerave gazetarët treguan dhe dhomën e famshme ku zyrtari ruante 200 milion yuan kesh, për një peshë prej 3 ton, si dhe dhjetra llogari bankare në emër të nënës apo bashkëjetuesve të tij.

Dënimi do të jepet shumë shpejt dhe do të jetë shembullor.

Por përvec vjedhjes, dënimi do të jetë dhe për mënyrën se si ai ka interpretuar rolin e tij delikat.

I lindur 58 vjet më parë në një provincë të Kinës, ai kishte ngjitur shkallët e karrierës në Bankën e Popullit, banka qendrore kineze, duke u vendosur në drejtimin e një prej shoqërive të krijuara nga qeveria për të pastruar sistemin bankar kinez nga kreditë e vonuara.

Një mision i rëndësishëm për të vendosur qëndrueshmërinë financiare kërkuar nga presidenti Xi.

Por kur e mori atë post, Lai e shtyu institutin që të zgjerohej duke u hedhur në sipërmarrje imobiliare të rrezikshme, duke u zgjeruar në sektorë të tjerë dhe duke krijuar marrëdhënie të dyshimta me sipërmarrës privatë.

Praktika që në një epokë tjetër mund të toleroheshin, por jo në një moment kur në Kinë fjala e ditës është shfryrja e flluskës së borxhit kinez.

Kështu sipas autoriteteve, ndikimi i keq i Lai bëri që shoqëroia të devijonte nga misioni i saj.

Komisioni kombëtar për inspektimin disiplinar e kishte hequr nga posti në muajin prill 2018 me akuzën se kishte kryer një sërë shkeljesh ligjore, dhe disa muaj më vonë ishte dëbuar dhe nga partia komuniste.

Gjatë dokumentarit Li tregon shumë thjesht se merrte para dhe i vendopste në dhomë, njësoj si veprohet në supermarket gjatë blerjeve. /abcnews.al