10 zakone të përditshme që po ju plakin më shpejt

schedule14:33 - 20 Mars, 2021

schedule 14:33 - 20 Mars, 2021

Përveç gjenetikës, ka dhe shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në plakjen tuaj. Abcneës.al do ju tregojë se kush janë zakonet e përditshme që na plakin më herët sesa duhet.

1. Dieta me pak yndyrë

Për të parandaluar rrudhat është e domosdoshme të konsumoni acide yndyrore omega-3 që ndihmojnë në mbajtjen e lëkurës të butë. Një dietë me pak yndyrë na privon nga ky përbërës, duke shkaktuar plakje të parakohshme të lëkurës.

2. Pirja me pipë

Kur pini pije përmes një pipe, ju duhet të mblidhni buzët tuaja që mund të shkaktojnë formimin e linjave dhe rrudhave rreth gojës tuaj. E njëjta gjë vlen edhe për pirjen e duhanit. Provoni të pini direkt nga gota, dhe nëse jeni duhanpirës provoni më të mirën tuaj për ta lënë duhanin, këshillon abcnews.al.

3. Flini në njërin krah

Fjetja në krah, me fytyrën të shtypur në jastëk, shkakton dhe rrit rrudhat në faqe dhe mjekër. Ekspertët thonë se të fjeturit në shpinë është pozicioni më i mirë për të qëndruar e re dhe e freskët

4. Qëndrimi i keq

Qëndrimi i dobët devijon shtyllën kurrizore dhe si rezultat muskujt dhe kockat tensionohen në mënyrë jonormale. Këto dëme rezultojnë në dhimbje, lodhje dhe shpesh mund të shkaktojnë deformim të përhershëm, informon abcnews.al.

5. Përdorni krem mbrojtës vetëm në plazh

Ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve UV është shkaku kryesor i plakjes së parakohshme të lëkurës. Për të mbrojtur veten nga efektet e ashpra të diellit është e rëndësishme të vendosni krem dielli çdo ditë, madje dhe në ditë me re.

6. Përdorni shumë sistemin e ngrohjes

Përdorimi i tepërt i ngrohjes artificiale e bën ajrin tuaj të brendshëm shumë të thatë. Lëkura dhe flokët tuaj thahen gjithashtu, dhe si rezultat do keni më shumë rrudha.

7. Nuk hani sheqerna

Ne të gjithë e dimë se sheqeri është i dëmshme për ne, por për shkak të stresit duhet ta trajtoni veten me disa ëmbëlsira. Kjo do ju bëjë më të lumtur, informon abcnews.al.

8. Shikoni shumë TV

Një studim zbuloi se për çdo orë që kaloni duke parë TV jetëgjatësia juaj ulet me 22 minuta. Ekspertët rekomandojnë që, nëse punoni me kompjuter duhet të ecni pak për çdo gjysmë ore.

9. Mungesa e gjumit

Të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 orë gjumë çdo natë. Mos marrja e mjaftueshme e gjumit jo vetëm ju bën të dukeni të lodhur por edhe shkurton jetën tuaj,

10. Stresi

Disa studime kanë treguar se stresi kronik shkakton dëmtime serioze të qelizave, të cilat mund të përshpejtojnë procesin e plakjes./e.b-abcnews.al