Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel mbërriti sot në Kiev me rastin e dhjetëvjetorit të kryengritjes historike, pro-europiane në Sheshin Maidan në Ukrainë.
“Jam i lumtur që jam përsëri në Kiev, mes miqsh,” shkroi Michel në X. Ai e shoqëroi postimin e tij me një foto dukeshtrënguar duart me ambasadoren e BE-së në kryeqytetin ukrainas, Katarina Mathernova, në stacionin e trenit të Kievit.
Good to be back in Kyiv – among friends. pic.twitter.com/w9cAQzqYyo
— Charles Michel (@CharlesMichel) November 21, 2023
Pak para mbërritjes së Michel, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e cilësoi kryengritjen e Maidanit “fitoren e parë” të luftës kundër Rusisë. Për më tepër, presidentja e Moldavisë, Maya Sandu, ka mbërritur në Kiev, sipas një njoftimi të presidencës ukrainase.
Sandu dhe Zelensky nderuan kujtimin e atyre që humbën jetën gjatë kryengritjes, sipas një postimi të presidencës në X.
/abcnews.al