Shumë shtetas kosovarë zgjodhën Shqipërinë për ta festuar dhjetë vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Vetëm paraditen e kësaj të shtune kaluan doganën e Morinës mbi katër mijë automjete.
Zgjodhën Shqipërinë për këtë 10 vjetor të pavarësisë së Kosovës.
Mijëra kosovarë kaluan kufirin gjatë paradites në Morinë.
Të panumërta automjetet e vogla dhe autobusët që po presin në Morinë, kurse hyrja në Vermicë drejt Kosovës thuajse e boshatisur.
Qytetarët e Kosovës nuk bëjnë ndasi në këtë ditë të shënuar, madje disa prej tyre e kanë idhull vetëm 28 nëntorin.
Sipas burimeve të policisë kufitare, vetëm gjatë orëve të para të ditës mbi 4000 mijë automjete kanë hyrë përmes Morinit në Shqipëri./abcnews.al
Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmataj