10-vjetori i “Dea Film Festival”/ Drejtori zbulon çfarë ndodhi: Hodha skaletën që kisha përgatitur

schedule10:22 - 11 Tetor, 2023

schedule 10:22 - 11 Tetor, 2023

Drejtori i Festivalit “Dea Film Festival”, Edmond Topi ka folur “ABC e Mëngjesit” për këtë event të rëndësishëm kulturor, i cili këtë vit shënoi 10-vjetorin e krijimit.

Ai ka zbuluar se nga mbrëmja e djeshme mbeti shumë i befasuar pasi kishte shumë pjesëmarrës nga fusha të ndryshme, që nuk ia kishte marrë mendja se do të vinin. Madje, kjo ka bërë që Topi të lërë skaletën dhe nga emocionet ka folur vetëm disa fjalë gjatë fjalimit të tij.

Ndër të tjera, Topi theksoi se një ndër problemet kryesore në kulturën tonë është populli, pasi është më shumë i prirur ndaj artit ‘tallava’, që në qendër ka marketingun.

“Ajo që nuk shkon gjithmonë është e njëjta gjë si në muzikë, letërsi, është populli. Në kuptimin që ky festival si dhe të gjitha aktivitetet e tjera, është një kontributë fare modest për të bërë atë që unë e kam quajtur para disa vitesh rezistencë kulturore. Për t’i përballur ‘tallavasë’, që e kemi pasur dhe në muzikë, tani ka hyrë dhe në film. Në të gjithë botën ka filma për marketing, mirëpo tek ne kjo është insitutiocionalizuar. Pra, historia që ka filma për publikë dhe për festival nuk qendron, janë përralla që i shpikim ne. Filmi i mirë është filmi i mirë.

Pra, në të gjithë këtë pjesëmarrje të njerëzve nga të gjitha fushat, kishte diplomatë, biznesmen, mësues, njerëz të thjeshtë, mjekë, përballë nesh ishin dhe 4 mijë veta të tjerë në këtë epokë. Sikur një pjesë e tyre do të shkonte në kinematë e mirëfillta do të ishte shumë mirë sepse festivali për këtë bëhet. Ajo që i mungon Shqipërisë është spektatori që shkon në shfaqje për të mësuar, për t’u edukuar dhe për t’u relaksuar sigurisht. Ky është një merak. Nuk e kam personale këtë sepse salla jonë ishte e mbushur dhe unë u bëra gati patetikë. E hodha atë që kisha përgatitur me stafin dhe fola pa letër 2-3 fjalë, sepse ishte vërtetë emocionuese, ishte një sallë plot”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!