10 vjet duke vrapuar mes për mes Rrugës së Kombit

schedule14:45 - 10 Maj, 2019

schedule 14:45 - 10 Maj, 2019

Në Rrugën e Kombit banorët e shumë fshatrave në anë të saj janë penalizuar për kohë të gjatë për mungesë të nënkalimeve apo mbikalimeve. Ata kanë rrezikuar jo vetëm veten, por edhe drejtuesit e mjeteve duke çarë rrugën mes për mes. Nga zonat më problematike është ajo e Pobregut në Kukës.

Me gjasë kështu është mësuar ta kalojë autostradën që kur ka filluar të ecë. Fëmija që nuk duket më shumë se mosha e Rrugës së Kombit është nga Pobregu i Kukësit.

Për të dalë në anën tjetër të fshatit, rri gjatë në trafikndarëse. Derisa të gjejë hapësirë para makinave.

Kanë dhjetë vjet që vrapojnë mes për mes mjeteve. Kanë rrezikuar dhe jetën. Por këtu në Porbreg  kjo ka qenë e vetmja mundësi.

Jetesa e tyre e lidhur ngushtë në dy anët e rrugës. Të ndara tokat bujqësore, pronat, shtëpitë, madje edhe varrezat e fshatit. Mbase kjo do të ndodhë edhe për pak kohë. Koncensionari i Rrugës së Kombit, ka nisur punimet. Aty shikohen makineritë që po punojnë për nënkalimin.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!