Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte rreth orës 16:20 në qytetin e Durrësit. Një 10-vjeçare ka rënë në kontakt me energjikë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.
E mitura në momentin e ngjarjes ka qenë në banesën e saj në lagjen Nr. 17 të qytetit bregdetar. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./abcnews.al