Këtë të hëne në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ishin të ftuar Rezart Cenaj, Roberta Zaninoni dhe Enida Përlala.
Pikërisht në ditën e pavarësisë ato treguan se si ndjehen përball ndjesisë se atdhedashurisë dhe patriotizmit.
Roberta Zaninoni, italiania që prej 10 vitesh jeton në Durrës, u shpreh se vendi ynë i pëlqen shumë. Përshtypja e parë dhe çudia e parë teksa ishte zhvendosur në Shqipëri ishte konsumi i kafes në nje lokal.
Teksa tregonte, nënvizoi se ishte mësuar me stilin italian me kafe në dorë dhe me vrap në punë, ndërkohë që në Shqipëri e kishin ftuar te ulej për ta pirë kafen.
Ndër të tjera Roberta tha se problem i vetëm është papastërtia, por që është ndjerë gjithmonë e mirëpritur në vendin tonë.
Rezart Cenaj u shpreh se ashtu sikurse ka shqiptarë që duan të largohen, ka edhe të huaj që mendojnë se në Shqipëri ka mundësi të mëdha. Megjithatë ai tha se duhet të ndërgjegjesohemi dhe të jemi të përgjegjshëm çdo ditë.
Psikologia Enida Përlala gjatë bisedës nënvizoi mikpritjen si pikë të fortë dhe identitare tonën. Sipas saj, patriotizmi është ndjenjë si ndjenja për familjen./Abcnews.al/