Hidratimi i lëkurës tuaj, pirja e pijeve me gaz, dëgjimi i muzikës, etj janë disa nga zakonet tonë të përditshme, për të cilat shpesh ne nuk i mendojmë pasojat. Por e vërteta është që edh rutinat e zakonshme bëhen problematike dhe të dëmshme, për mendjen dhe trupin.
Më poshtë abcnews.al do ju tregojë veprimet e zakonshme ditore të të gjithë neve, por që nuk e kuptojmë se kemi varësi ndaj tyre.
Hidratimi i lëkurës
Hidratimi i lëkurës për një periudhë të gjatë kohe, mund ta bëjë atë të harrojë sesi hidratohet vetë. Një studim zbuloi se nëse ndaloni së përdoruri këto kremra, lëkura mund të mbetet e thatë deri në 3 javë pa vetëhidratim. Por lajmi i mirë është se lagështia natyrale kthehet me kalimin e kohës.
Pirja e pijeve me gaz
Pijet me gaz kanë ëmbëlsues artificiale në përbërjen e tyre dhe janë po aq të ëmbla sa sheqeri. Ato gjithashtu stimulojnë dëshirat dhe varësitë. Kjo është arsyeja pse kalimi nga një pije me gaz në një version dietik, nuk është qasja më e mirë nëse doni të humbni peshë.
Aplikimi i balsamit të buzëve
E konsideruar si një varësi e sjelljes, dëshira për të aplikuar balsam buzësh është shqetësuese për një numër të madh njerëzish. Kjo sepse ky ritual që jep kënaqësi mund të bëhet një veprim obsesiv, ashtu si kafshimi i thonjve.
Dëgjimi i muzikës
Kur dëgjojmë muzikë, dopamina lirohet në trurin tonë. Edhe pse kjo mund të na bëjë të ndjehemi euforikë dhe të dëshirojmë më shumë, dëgjimi i muzikës lidhet gjithashtu me një numër përfitimesh si rritja e performancës njohëse, ulja e stresit dhe rritja e humorit, informon abcnews.al.
Zbardhja e dhëmbëve
Zbardhja e dhëmbëve jo vetëm që krijon varësi, por edhe një çrregullim që quhet bleachorexia. Mund të shihet si një problem dismorfik i trupit, pasi njerëzit i shohin dhëmbët e tyre gjithmonë të verdha, edhe kur janë plotësisht të bardha.
Rënia në dashuri
Fazat e hershme të rënies në dashuri, kanë karakteristika të ngjashme me varësinë nga substancat. Kjo ndodh sepse të dyja stimulojnë të njëjtën zonë të trurit që është përgjegjëse për nxitjen e përvojave.
Përdorimi i pikatores së syve
Sipas studimeve, pikat e syve të cikloplegjikëve mund të shkaktojnë shumë varësi. Këto përdoren gjatë një ekzaminimi të syve për të parë retinën ose për të trajtuar inflamacionin e kornesë. Një numër rastesh janë raportuar të njerëzve që vuajnë nga tërheqja pas marrjes së këtij trajtimi.
Blerja e rrobave dhe aksesorëve të markave të shtrenjta
Blerja e veshjeve dhe aksesorëve gjithashtu konsiderohet si një lloj varësie në sjellje. Ata janë të tërhequr nga markat e stilistëve të njohur, për t’u bërë përshtypje të tjerëve dhe për t’u ndjerë mirë dhe vetë. Ky akt çon në një rritje të nivelit të ankthit dhe izolimit, por mund të trajtohet me ndihmë mjekësore, informon abcnews.al.
Bërja e selfie- ve
Bërja e vazhdueshme e selfie-ve mund të konsiderohet një çrregullim mendor dhe shpesh vërehet tek adoleshentët me vetëvlerësim të ulët. Kjo varësi shihet në 2 forma: nevoja për të arritur një selfie perfektë dhe dëshira për të marrë reagime të mira në rrjete sociale.
Shpimi i trupit
Endorfina, e njohur gjithashtu si kimikati “ndjehem mirë”, lirohet kur trupi juaj shpohet. Kjo është arsyeja pse ndodh një vrull euforie dhe lumturie, duke bërë që njerëzit të bëhen të varur nga kjo ndjenjë./e.b-abcnews.al