Këngëtaret dominojnë listën e femrave më të ndjekura në Twitter. Ato zënë deri në tetë vende në mesin e dhjetë të parave. Në krye është Rihanna, e cila numëron 18276 ndjekës në rrjetin e njohur social.
Gjithashtu, sipas të dhënave të disponueshme në faqen e analitikës së mediave sociale Social Blade, profili i këngëtares 35-vjeçare në Twitter është i katërti më i ndjekuri në botë.
Përveç Rihanna-s, shumë zonja të tjera të famshme kanë miliona ndjekës në Twitter. Mes tyre ishte Selena Gomez, e cila së fundmi u bë gruaja e parë e ndjekur nga më shumë se 400 milionë përdorues në Instagram.
Ja cilat janë 10 zonjat e famshme me më shumë ndjekës në Twitter.
- Rihanna – 108,276 milionë
- Katy Perry – 108,272 milionë
- Taylor Swift – 92.5 milionë
- Lady Gaga – 84.6 milionë
- Ellen DeGeneres – 76.2 milionë
- Kim Kardashian – 75.1 milionë
- Selena Gomez – 67 milionë
- Britney Spears – 55.8 milionë
- Shakira – 53.9 milionë
- Demi Lovato – 53.6 milionë./abcnews.al